Manastirliu: Kemi gati 1600 shtretër, skenarët për përballimin e Covid-19 përfshijnë edhe spitalet rajonale

“Situata është sfiduese, por jemi përgatitur sipas skenarëve të paracaktuar, me 1600 shtretër duke përfshirë edhe spitalet rajonale për përballimin e situatës”, deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me gazetarët në Kryeministri. Manastirliu theksoi se testimet janë rritur me 4 herë dhe gjithashtu po punohet për aksesimin e testeve të shpejta të antigenit me qëllim zgjerimin e kapaciteteve aktuale të testimit. “Po punojmë dhe jemi në procedurë prokurimi për futjen e testeve të shpejta antigene për të rritur aksesin aktual të testimit dhe gjurmimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se është parapaguar për blerjen e vaksinës Covid-19 nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vendi ynë do ta ketë sapo ajo të jetë e disponueshme. “Nëpërmjet instrumentit Covax kemi parapaguar 3,9 milion euro për të siguruar vaksinën Covid duke porositur 1 milion e 140 mijë doza”.

Manastirliu deklaroi se Shqipëria është vlerësuar nga raportet ndërkombëtare gjë që tregon për përmirësimin e indikatorëve shëndetësor në vend falë investimeve dhe trajtimeve të ofruar falas për qytetarët. “3 raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar në vitet e fundit. “The Lacnet” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për efektshmërinë e trajtimit mjekësor. Blomberg’s Global Health Index ka rënditur Shqipërinë në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. Global Health Security Index rendit Shqipërinë në vendin e 39 ndër 195 vende për përgatitjet e përballimit të pandemisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja shtoi se për vitin 2020, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë alokuar 25 milion euro fonde shtesë dhe 5 milion euro grante, të cilat janë përdorur për përballimin e epidemisë së Covid 19. “Mbështetja për strategjinë e përballjes me Covid-19, ka mbështetur është fokusuar në: Mbrojtjen dhe mbështetjen financiare të personelit mjekësor, shpërblimet e bonusit prej 1000 euro dhe 500 euro për stafet në vijën e parë të luftës anti COVID ku kanë përfituar 550 mjekë, 1.130 infermierë, 134 epidemiologë dhe 754 staf mbështetës, duke financuar 7 milion euro për ketë vit e kjo mbështetje do të vazhdojë, sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale për stafet mjekësore. Investimet në rritjen e kapacitetit të sistemit shëndetësor, një flotë e re prej 36 autoambulancash të reja do të shtohet Urgjencës Kombëtare për të siguruar shërbime më të shpejta dhe shërbime në banesë për rastet e trajtimit të qytetarëve me covid. Rritëm dhe po forcojmë kapacitet spitalore me pajisje mjekësore për fuqizimin e spitaleve Covid dhe spitaleve rajonale, siguruam terapit e mjekimit me medikamentet sipas protokolleve të shërbimeve spitalore të njëjta me vendet e tjera pa asnjë mungesë”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë fjalës së saj, ajo nënvizoi se që nga vitit 2013, buxheti i shëndetësisë është rritur me 55.36 %, duke shtuar se rritja e pagave me 40% është një mbështetje historike për mjekët e dhe infermierët. “Buxheti total për shëndetësinë do rritet në 2021 me 8.25% krahasuar me 2020 dhe 55.36% krahasuar me 2013. Politikat tona kanë ndërthurur politikat e rritjes së pagave, incentivat fianciarë si dhe krijimin e kushteve të punës dinjitoze për ta. Prej vitit 2013 janë rritur me 27% pagat e mjekëve dhe infermierëve dhe me buxhetin e ri 18 mijë personel shëndetësor do të përfitojnë 40% rritje page, rritja më e lartë historike dhe njëkohësisht një sfidë ku po përballen shumë vend për të mbajtur mjekët në vend”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?