Manastirliu: Kemi izoluar të gjitha kontaktet e ngushta, ja si vepruam me dy të infektuarit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve të parë me koronavirus në vend dha detaje per te prekurit dhe bëri apelin për zbatim të masave të higjienes dhe mos frekuentimin e spitaleve pa u vizituar më parë nga ekipet e urgjencës në shtëpi.

“Janë konfirmuar dy rastet e para me COVID -19, dy qytetare 54 vjec dhe 28 vjec banues në Tiranë, rast i importuar që ka udhëtuar nga Firence në Shqiperi, ku ka hyrë përmes pikes kufitare te Hanit të Hotit në 26 shkurt, ndërkohë që babai është rast i konfirmuar si kontakt i ngushtë.

Është kontaktuar urgjenca kombëtare menjëherë sipas protokolleve janë marrë mostrat, kanë patur shenjat klinike, janë dërguar në laborator e kanë rezultuar pozitiv,
menjëherë janë kryer identifikimi, izolimin e kontakteve të ngushta përgjatë natës, kanë marrë mostrat e kontakteve për analizë dhe tashmë kontaktet janë të izoluar.

Ndërsa dy qytetarët janë dhe po marrin shërbim pranë Infektivit në QSUT.

Dua të bëj disa thirrje, qytetarët të ruajnë qetësinë, ekipet e urgjencës janë në gatishmëri dhe në spitale. Mjekët e infermierët janë në ballë të kësaj situate. Cdo ore ka perforcim te masave, do informoheni edhe per masat e mevonshme qe do marrim ne varesi te situates dhe shkalles se rrezikshmerise. Nese kane shenja gripi te telefonojne ne numrin 127 dhe ta bejne kete pa vonese. Te mos vijne ne spitale e urgjenca, pa patur shenja klinike e sjane vizituar nga ekipet e urgjences. Virusi nuk shperndahet nga ajri, por kontakti”.

SHKARKO APP