Manastirliu: Masat anti-Covid mund të rivlerësohen në mars
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se nga muaji mars mund rivlerësohen masat anti-Covid që janë në fuqi në vend.
“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit mars.
Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 milion dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

