Manastirliu me 70 mjekë të rinj: Shërbim i specializuar afër vendbanimit për qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi sot një takim me 70 mjekë specialistë, që së shpejti do t’u bashkohen stafeve mjekësore në spitalet rajonale. Në takimin e organizuar në ambientet e Ministrisë, Manastirliu vlerësoi se tashmë mundësohet shërbim i specializuar afër vendbanimit për qytetarët. “I sigurova që do të jemi krah tyre jo vetëm për emërimin sipas meritës, por edhe për edukimin në vazhdim. Janë mjekë të rinj të specializuar që do të sjellin dhe një frymë të re në spitalet tona, duke fuqizuar akoma më shumë spitalet rajonale”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

