Manastirliu: Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes
Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit kanë përfituar bonusin e bebes si ata në Shqipëri. Kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ku thotë edhe se ata kanë përfituar bonusin njësoj si çdo fëmijë që ka lindur në spitalet publike dhe jopublike në vend.
“Më shumë se 3600 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë gjatë këtij viti, kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 , 80,000 dhe 120,000 lekë të reja, njëlloj si çdo i fëmijë që ka lindur në spitalet publike ose jopublike në vend”, u shpreh Manastirliu.
Kur bebet janë binjakë ata përfitojnë nga 80 000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë përftojnë nga 120 000 lekë secili. Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.