Manastirliu me të rinjtë e PS në Tiranë: Faleminderit atyre që ndoqën rrugën drejt fitores historike

Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ nr. 39 në kryeqytet. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet sociale një foto me të rinj të PS në kryeqytet.

Ajo shpreh falënderime për çdo vëzhgues dhe patronazhist që sipas saj ndoqën rrugëtimin drejt fitores historike të Edi Ramës.

“Sapo u përmbyll numërimi në KZAZ 39. Faleminderit çdo socialisti, simpatizanti, patronazhisti, komisioneri, vëzhguesi, numëruesi të Njësisë9 dhe të gjithë atyre që na besuan dhe na ndoqën në rrugëtimin drejt kësaj fitoreje historike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, shkruan ministrja.

SHKARKO APP