Manastirliu ndan foton me vajzat e saj: Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind! Mbaje maskën

Në nisje të këtij viti pazakontë shkollor, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur të ndajë një foto me vajzat e saj.

Bashkëngjitur fotos, në një postim në Facebook, Manastrirliu shkruan: “Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cenojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!”

Postimi i plotë i Manastirliut:
#NëShkollë të #sigurt!

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!
Jep edhe ti kontributin tënd për #ShkollatëSigurta!
😷Bëhu #superhero💪🏼#mbajmaskën çdo ditë🙏🏼
↔️Ruaj distancën
🧼Kujdesu për higjienën
🤜#COVID19🤛

SHKARKO APP