Manastirliu: Në 24 orët e fundit, 150 qytetarë fituan betejën me COVID-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu para përditësimit të shfirave të COVID-19 ka bërë me dije numrin e të shëruarve.
150 qytetarë, thotë ministrja kanë fituar betejën me COVID-19. 1 shtatori ishte rekordi i të shëruarve pasi 227 qytetarë arritën të mposhtin virusin, kurse dje 141. Ndërkaq sot ka një rritje të lehtë të të shëruarve.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!
🤜#COVID19🤛