Manastirliu në poliklinikën e Lushnjes: Shërbime cilësore afër vendbanimit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu lajmëroi nga Lushnja dhe hapjen brenda muajit Mars të portalit “Mjekë për Shqiëprinë”, për punësimin e tyre në spitale dhe qendra shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet në poliklinikën e Lushnjes, ku deklaroi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor.
“Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e bashkisë së Lushnjes”, tha Manastirliu.
Investimi i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda muajit Qershor 2019. Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu, se, paralelisht me investimet në infrastrukturë, po vijon punësimi i mjekëve në shërbimin parësor.
“Vetëm gjatë muajit Shkurt, u punësuan 66 mjekë familje në qendrat shëndetësore dhe ambulancat nga veriu në jug të vendit, me procedura transparente dhe mbi bazë merite”, tha Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

