Manastirliu në spitalin e ri kirurgjikal: Nuk preken ndërhyrjet për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rishikuar kontratën koncesionare për sterilizimin dhe instrumentat e rinj kirurgjikalë. Negociatat e nisura marsin e 2019 arritën në marrëveshjen për të ulur me 25% çmimin e shërbimit për mbi 64 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe u finalizuan në fillim të 2020-ës. Amendimin e kontratës e partneritet publik privat e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga spitali i ri kirurgjikal në QSUT “Frederik Shiroka” ku tha se ky hap nuk prek ndërhyrjet për qytetarët.

“Është bërë një vlerësim i cili ka akorduar që mundet që të rishihet mbi një normë të caktuar, pikërisht çmimi i seteve dhe është arritur në një dakordësi për të reduktuar 25% mbi 64 mijë ndërhyrje”. Kontrata koncesionare 10 vjeçare e sterilizmit dhe pajisjeve mjeksore me vlerë fillestare 9.6 miliardë lekë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupisonit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pas kallzimit penal të nismës “Thurje” për zyrtarë publikë të përfshirë në koncesion. Në vitin 2018 shpenzimet e kryera nga partneriteti publik-privat tejkaluan me rreth 28% më shumë buxhetin e programuar gjë që më pas detyroi spitalet të riplanifikonin ndërhyrjet.

“Ka patur një racionalizim, ka patur mirëadministrim bazuar në urgjencat”. Ndërhyrjet kirurgjikale në spitalin e ri do të kryhen përmes fjalës se fundit te teknologjisë. Ky spital ka një kapacitet 120 shtretër dhe 7 salla operacionesh dhe i ka kushtuar qeverise shqiptare 8.8 mln euro. Ministrja Manastriliu deklaroi se të tjera investime do të jenë gati vitin e ardhshëm. “Do të përfundojmë vitin që vjen ndëertimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, ku i gjithë spitali gjashtë katësh transferohet aty. Do të kemi një riadministrim të urgjencës ku kalon nga ambjentet aktuale në spitalin e ri”. QSUT sipas ministres së Shëndetësisë po investohen rreth 30 milion dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?