Manastirliu nga Infektivi: Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor, COVID nuk është lojë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu është përgjigjur nga Spitali Infektiv akuzave të Partisë Demokratike, e cila deklaroi sot se sistemi shëndetësor është në kolaps. Manastirliu është takuar me shefen e Infektivit Najada Çomo e cila ka informuar për gjendjen në spital dhe kapacitetet aktuale.

Manastirliu deklaroi se nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor dhe iu ka këshilluar mjekëve të mos i marrin për bazë deklaratat politike. Ministrja tha më tej se shteti është i përgatitur për çdo skenar.

“Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet”, deklaroi ministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?