Manastirliu: Nga spitali i Fierit nis autonomia e kanterit të shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në konferencën online me gazetarët së bashku me kryeministrin Edi Rama, tha se nga spitali i Fierit nis autonomia e kanterit të shëndetësisë. Nga viti 2013 e deri në buxhetin e fundit, paratë për shëndetësinë janë shtuar më 77%. Kjo sipas ministres ka realizuar një sërë suksesesh në sistemin shëndetësor. ”Ka ndikim të drejtëpërdrejtë në instraktutën spitalore jo vetëm spitalet e reja por edhe investimet me teknologji moderne. Kemi ndërtuar 5 maternitete, 300 qendra shëndertësore, 9 spitale e poliklinika të rindërtuara, 5 spitale janë në ndërtim etj. Spitali rajonal në Fier do të jetë spital ekselencë dhe që do të pilotojë autonominë spitalore”, tha ministrja.

Pjesë nga fjala e ministres

Ajo çfarë ne kemi bërë është një ndër arritjet më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ne kemi arritur punësimin me meritokraci. Kemi punësuar bluzat e bardha përmes portalit ”Infermier për Shqipërinë”. Kemi në database të gjitha mënyrat e punësimit të bluzave të bardha dhe shpërndarjen e tyre në terren. Për të gjithë ata që e lanë vendin pa specialist, dua t’u jap një fakt shumë të thjeshtë.

Që nga viti 2014, kemi hapur shtatë cikle specializimesh për të pajisur vendin me nevoja thelbësore. Me një process transparent është garantuar përmbushja e nevojave të vendit me mjekë. Më para, edhe kur përfundonin kuotat e specializimeve dhe prisheshin kontratat me mjekët dhe vinin të gjithë në Tiranë. Ne nuk kemi prishur asnjë kontratë. Aksesi në shërbime është rritur. Janë 1 milion qytetarë, çdo vit që përfitojnë nga shërbimi mjekësor. Kemi rritur me 30% më shumë, buxhetin për barnat e rimbursueshme.

Ne kemi garantuar mbulim falas për pacientët me kancer apo me sëmundje malinje të gjakut. Kemi siguruar dhe medikamentin jetëshpëtuar, por trajtojmë më shumë se 100 gra në vit. 36 mijë qytetarë kanë kryer koronagrafinë në spitalet publike. Një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme është themelimi i shërbimit kombëtar të urjgencës kombëtare. Jo vetëm me përmirësimin e flotave të ambulancave, por edhe më shërbimin në shtëpi. Shtatë apo tetë vite më parë, qytetarët vinin me makina personale apo me taksi në spitale.

Sot vijnë përmes 127-s. brenda auto-ambulancave ka edhe pajisje jetëshpëtuese dhe konsiderohen si mini-spitale. Dua të ndalem edhe tek kantieri i shëndetësisë…ndikim të drejtpërdrejt kanë edhe investimet që ne po bëjmë në pajisjet më të reja. Pesë maternitete të rindërtuara dhe në rindërtim jemi duke avancuar. pesë spitale të tjera, janë duke u rindërtuar, që nga ai i sëmundjeve të brendshem, materniteti ”Mbretëresha Geraldinë”, spitali i Laçit apo Kukësit.

Do të vijojmë me ndërtimin e kantierit të shëndetësisë. Ai i Fierit do të jetë ekselent dhe do të jetë spitali që do të pilotoj autonominë spitalore. Me të gjitha investimet e kryera ne bëhemi gati të ndërmarrim dhe të ecim.

SHKARKO APP