Manastirliu nga Vlora: Instalohen për herë të parë në sistemin publik 4 aparatura moderne për matjen e densitetit kockor
Katër aparatura moderne të DEXA, për matjen e densitetit kockor, janë instaluar për herë të parë në sistemin shëndetësor publik.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar nga afër instalimin e kësaj aparature në Poliklinikën e Vlorës, ku deklaroi se aparatura të tilla do të instalohet për herë të parë edhe në Tiranë dhe Shkodër.
“Është një investim i ri, i cili tashmë ka ardhur në Vlorë por edhe në Shkodër dhe Tiranë dhe janë aparaturat e reja që ndihmojnë ekzaminimin e densimetrisë kockore, në funksion të ekzaminimeve që bëhen për kontrollin e osteoporozës, kështu që besoj që ishte më se e pritur nga të gjithe ju dhe është hera e parë që këto aparatura instalohen në sistemin publik. Janë 4 aparatura të reja në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër“, deklaroi Manastirliu.
KOHA JONË SONDAZH

