Manastirliu: Nis rivaksinimi i të moshuarve
Procesi i vaksinimit masiv kundër pandemisë Covid-19 vijon me ritme të larta në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure foto nga sheshi “Skënderbej”, ku po vijon me ritëm të lartë procesi vaksinimit kundër Covid-19 i kategorive të përcaktuara.
Ajo bën me dije se ka nisur rivaksinimi i të moshuarve në çadrën e ngritur në zemër të Tiranës. “Vaksinimi nuk ndalet! Nis rivaksinimi i të moshuarve në sheshin “Skënderbej”. Shqipëria buzëqesh”,- shprehet Manastirliu.
Vaksinimi masiv ka nisur në fillim të prillit dhe qeveria ka arritur të përmbush pritshmëritë, duke arritur ende pa ardhur maji të vaksinoj mbi 408 619 persona, teksa premtimi ishte që brenda fundit të majit të arrihej vaksinimi i gjysëm milioni të popullsisë, shifër që tashmë është mëse e realizueshme.