Manastirliu: Presim negativizimin 100% të testit për dy pacientë me Covid-19
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha në një lidhje me skype për Ora News se janë dy pacientë të cilët në testin e dytë të zhvilluar kanë rezultuar negative me covid.
“Janë dy që janë negativizuar në testimin e radhës. Por po presim edhe testet në vijim për të konfirmuar 100% negativizimin e tyre dhe më pas të ndjekim protokollet”, tha Manastirliu.
Grumbullimi para bankomateve
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, apeloi edhe njëherë qytetarët të ruajnë të distancimin social si e vetmja armë për të luftuar koronavirusin.
Manastirliu ngriti shqetësimin e grumbullimit të qytetarëve para bankomateve pa ruajtur asnjë perimetër sigurie.
Manastirliu: Është një infeksion shumë i rrezikshëm ndaj është e rëndësishme të respektojnë rregullat. Duke ardhur në punë sot kam parë sot në mëngjes qytetarë që ishin pranë bankomateve që nuk ruanin perimetrin e sigurisë. U bëj thirrje qytetarëve që edhe pse në orët e lejuara të bëjnë distancimin social, të mos bëjnë grumbullime dhe mund të përhapet lehtësisht. Duhet të jetojmë me këto rregulla, të bëhet zakon distancimi social, perimetri i sigurisë 1.5 metra. Kjo nuk është lojë por luftë.Arma që kemi për të luftuar këtë luftë është distancimi social dhe qëndrimi në shtëpi. Duhet të pengojmë shpërhapjen.Izolimi dhe vetëkarantinimi ndihmon shumë në uljen e të prekurve dhe ndihmon sistemin shëndetësor të përballojë flukse dhe të trajtojë me cilësi ata që preken nga ky infeksion.Le të mbrojmë mjekët duke mbrojtur veten tonë.