Manastirliu: Qendra 24-orëshe e Vorës, standarde për stafin mjekësor dhe pacientët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar sot qendrën shëndetësore në Vorë e cila tashmë ofron kushte bashkëkohore për stafin mjekësor dhe shërbim më cilësor për pacientët. Ministrja gjithashtu është takuar dhe me stafin mjekësore të kësaj qendre të cilët janë në shërbim të qytetarëve 24 orë. Manastirliu theksoi se qendra shëndetësore 24-orëshe e Vorës tashmë ka standarde bashkëkohore. ”Prej 33 vitesh dr. Ike Elezi ka pritur fëmijët e Vorës dhe sot, siç thotë ajo, pret fëmijët e tyre. Mjekja e njohur gjinekologe e kësaj zone ka shërbyer një jetë me pasion e devotshmëri në qendrën shëndetësore 24- orëshe të Vorës, që tashmë ka kushte dhe standarde bashkëkohore”.

SHKARKO APP