Manastirliu: Riorganizim në urgjencë, fund sorollatjeve të pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kreu një vizitë të paparalajmëruar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të parë nga afër shërbimin e ofruar qytetarëve. Ministrja thotë se organizimi i shërbimit të urgjencës dhe shërbimit të kardiologjisë dhe neurologjisë ka lehtësuar sorollatjet e pacientëve.

”Gjatë inspektimit të pa lajmëruar në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT, për të parë nga afër shërbimin që ju ofrohet qytetarëve. Organizimi i shërbimit të urgjencës dhe shërbimit të kardiologjisë dhe neurologjisë ka lehtësuar sorollatjet e pacientëve. Por ende fluksi është i lartë dhe mbetet shumë për të bërë që shërbimi të ofrohet më mirë, më shpejt për qytetarët”.

Më tej, ajo thekson se “Është një punë e madhe që bëhet në Urgjencë. Shumë nuk mbeten të kënaqur por e rëndësishme është që shërbimi të mos i mungojë askujt dhe ne të përmirësojmë shërbimin ditë pas dite. Kjo është një betejë e përditshme dhe nuk merr fund në një ditë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?