Manastirliu: Shërohet rreth 90% e stafeve mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermierë janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues. Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga Covid-19 janë tashmë plotësisht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor. “Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga Covid-19 është plotësisht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm. 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga Covid-19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit”.

SHKARKO APP