Manastirliu shpërndan thirrjen e fortë të mjekut: Ruaj shëndetin, bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar
Mjeku Gerond Hysi ka bërë një apel për qytetarët shqiptarë që të vendosin maskën në ambientet publike, për të mbrojtur veten dhe të tjetër nga COVID-19.
Përmes një mesazhi të shprëndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Hysi thekson se maska duhet të jetë aksesori më i çmuar në këtë kohë.
“Maska ose barriera mbrojtëse, është e vetmja armë që na mbron nga një sëmundje me shumë të panjohura! Një armë e aksesueshme nga të gjithë ne, në këtë luftë të paprecedent me COVID-19. Ndaj, bëje maskën aksesorin tënd më të çmuar, ruaj shëndetin, mbro veten, mbro të tjetër”, shprehet në mesazhin e tij doktor Gerond Hysi.