Manastirliu: Sot arrijmë në 300 mijë të vaksinuar! Ja çfarë do ta përkeqësonte situatën e pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se gjatë ditës së sotme në vendin tonë numri i personave të vaksinuar do të shkojë në 300 mijë. E ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar” në News24, Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare deri tani ka arritur të kontraktojë mbi 2 mln doza vaksinash.

Kemi përfunduar grupmoshat +70 dhe +80. Sot do të arrijmë në 300 mijë vaksina. Deri në fund të majit kemi planifikuar 500 mijë. Ne mund të përballojmë edhe më shumë vaksinime në ditë. Qeveria shqiptare ka kontraktuar mbi 2 mln doza vaksinash”, u shpreh Manastirliu.

E pyetur se çfarë do ta përkeqësonte situatën e pandemisë, ministrja u përgjigj se variantet e reja janë ato që mund të sjellin rritje të infektueshmërisë.

Ka shumë të panjohura në një pandemi. Ajo që na ka mësuar pandemia është që variantet e reja mund të sjellin një rritje të infektueshmërisë. Por situata e epidemisë kontrollohet vetëm nëse i besohet autoriteteve. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm në hapat që kemi ndërmarrë.

Ne jemi në një situatë epidemie, nuk duhet ulur vigjilenca. Duhet besuar tek autoritetet, duhen ndjekur masat dhe duhet bërë vaksinimi masiv”.

SHKARKO APP