Manastirliu: Stafet tona mjekësore në spitalet Covid sfidojnë lodhjen e fyerjet

Ministrja  Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se stafet e spitaleve Covid po kryejnë detyrën non-stop. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se mjekët e infermierët po sfidojnë çdo ditë lodhjen dhe fyerjet e atyre që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

”Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli”,-shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP