Manastirliu: Sugjerimet e qytetarëve, pjesë e punës së Ministrisë

Duke filluar nga kjo e hënë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu do të fillojë një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët përmes rrjetit social Facebook. Në daljen e saj të parë, Manastirliu tha se kjo është një tjetër mënyrë për të marrë nga qytetarët shqetësime që lidhen me shëndetësinë apo mbrojtjen sociale dhe në të njëjtën kohë për të adresuar çështje që do të përfshihen në axhendën e saj javore.

”Deri më sot kanë filluar nga lentet falas mbi 1687 qytetarë. Po punojmë që shumë shpejt këtë paketë ta ofrojmë edhe në spitalet e Durrësit, Fierit, Vlorës duke garantuar shërbime afër vendbanimit. Vijojmë gjithashtu me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore ku puna e 100 qendrave këtë vit po ecën me ritme të shpejta”.

Manastirliu në komunikimin e parë të përjavshëm bëri një pasqyrim të punëve të bëra gjatë javës që lamë dhe nga ana tjetër dhe një informim të publikut për aktivitetet që do të ketë ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë kësaj jave. Në fund të komunikimit javor Manastirliu nuk la pa përmendur edhe fushatën e ndërgjegjësimit për kontrollin e kancerit të gjirit nëpërmjet mamografive duke bërë një apel për të gjitha gratë që të kontrollohen në kohë si në spitalet ku ofrohet falas mamografia ashtu edhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm që do të jenë në të gjithë Shqipërinë.

”Shërbimi i mamografive të lëvizshme do të vijojë të kryejë ekzaminime në të gjitha qytetet e vendit po ashtu edhe në zonat e thella. Ndërkohë që në rrjetin e spitaleve, shërbimi do të vijojë të ofrohet falas”.

SHKARKO APP