Manastirliu takon skiatoren Lara Colturi: Ngriti flamurin kuqezi në majat më të larta të botës
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu takoi sot skiatoren Lara Colturi, që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë.
Manastriliu e konsideron 18-vjeçaren një “supertalent të pistës së skive, e cila ka ngritur flamurin kuqezi në majat më të larta të botës, me fitoren fantastike të medaljes së argjendtë në një prej etapave të Kupës së Botës në Ski”. Lara Colturi është përfaqësuesja e Shqipërisë, që u rendit në vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Skive që u zhvillua gjatë muajit nëntor.
Skiatorja e Tiranës, garoi në pistën e skive në Slalomin e “Gyrgl” të Austrisë, duke zhvilluar një nga garat me emocionuese të sezonit deri më tani, ku 18-vjeçarja kuqezi ka hyrë për herë të parë në podium duke u renditur e dyta pas Mikaela Shiffrin.