Manastirliu: Të dielën fillon vaksinimi i grupmoshave mbi 70 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manatirliu, gjatë ditës së sotme ka inspektuar kushtet e ruajtjes së vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik.

Ajo informoi se nga dita e dielë do të fillojë vaksinimi i grupmoshave +70 vjeç.

Ndërkohë ditën esotme do të fillojë shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin.

“Nga dita e dielë ne do të vijojmë vaksinimin masiv të grupmoshave +70 vjeç, duke organizuar gjithmonë punën me mjekët e familjes dhe qendrat shëndetësore kudo në vend. Ndërkohë që nga sot do të fillojë shpërndarja në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Vijon procesi i vaksinimit anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 59,348 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Dje kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksine, ndërkohë që objektivi është që të vaksinohen 500 mijë qytetarë deri në qershor.

SHKARKO APP