Manastirliu: Të rinjtë të imunizohen për të ndjekur procesin arsimor. 66% e arsimtarëve të vaksinuar
Janë rreth 66% e arsimtarëve dhe stafeve pedagogjike që janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-covid. Nga Fakulteti Ekonomik në Tiranë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë sërish thirrje studentëve të vaksinohen.
“Kemi deri më sot më shumë se 66% të pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve të vaksinuar me dy doza. Pra jemi në një përqindje relativisht të mirë të mbulesës vaksinale për kategorinë e arsimtarëve. Por fokusi është që të rrisim mbulesën vaksinale sepse vaksinat shpëtojnë jetën. Duhet që brenda datës 11 Tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që praktikisht do të jenë në auditorë për të filluar mësimin”, është shprehur Manastirliu.
Pas marrjes së dozës, studentët u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të vaksinohen në prag të vitit akademik që nis më 11 tetor.