Manastirliu: Të sëmurët mendorë që kanë kryer vepër penale, trajtim në institucion të posaçëm

“Trajtimi i personave me nevoja të veçanta të shëndetit mendor që janë të privuar nga liria për shkak se kanë kryer një vepër penale do të trajtohen në një institucion të posaçëm që do të përshtatet në kushtet e një spitali, me personel të kualifikuar, me qëllim trajtimin dhe rehabilitimin e tyre”.

Kështu është shprehur ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu për trajtimin e personave me probleme të shëndetit mendor që vuajnë dënimin për vepra penale. Duke theksuar masat e ndërmarrë nëpërmjet një plani tranzitor, në përmbushje të rekomandimeve Komitetit Europian Kundër Torturës (CPT), Avokatit të Popullit dhe mbi të gjitha, për trajtimin me dinjitet dhe në kushte sa më optimale të këtyre personave, Manastirliu deklaroi se, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, është bërë një hap përpara në drejtim të respektimit të të drejtave të personave që vuajnë mungesën e lirisë dhe njëherësh trajtohen për sëmundje mendore.

“Transformimi i institucionit të vuajtjes së dënimit në Lezhë në një institucion me orientim jo më për vuajtjen e dënimit por më së shumti spitalor, do ti japë mundësinë 255 të dënuarve me probleme mendore të kenë një trajtim më të denjë, në respekt të të drejtave bazë të njeriut. Përmirësimi i kushteve infrastrukturore dhe përshtatja e godinës së vuajtjes së dënimit në Lezhë, do të shoqërohet me ofrimin e një kujdesi profesional nga një ekip multidisiplinar i specializuar për shëndetin mendor”, tha Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministres, për herë të parë do të aplikohet masa e bonusit për mjekët psikiatër që punojnë në këto institucione dhe personeli do të jetë pjesë e integruar e sistemit sistemit shëndetësor. Zgjidhja afatgjatë tha ajo, është ngritja e një Institucioni mjekësor të posaçëm për këtë kategori.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?