Manastirliu thirrje për qytetarët: Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në vijim të lehtësimit të masave shtrënguese të mos neglizhojnë rregullat, në mënyrë që të frenohet përhapja e Covid-19. Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të lajnë sa më shpesh duart. ”Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e Covid-19, për të ruajtur veten dhe të tjerët”.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/564954057736338/?__xts__[0]=68.ARCDamq7jk5mQNJcu6Y-eW8c6JaH13MazHFd0-My4DrUaBbz576T4EALkTGH4ToWcup9ACntsbh_YoZkNZ5xb-vgkQLiRjJ2Gpk4x7kyE9nENgUxpml4hJ1OkTqLS_V8olvWMfSPr7d4V_zkLWkYhHkMpYh44hGWpoI6RXX7MSNgCcHsIAb-9h5dh7RD3Na_iuolZon-PnQjqiorQIARTxTRX8ZdU4V-WuIVambBMSr9ixCtmyz6J0a6bPsBCdZ-vnXjonckgKstyys-v34ZeXIevYbdTPpTYTLwhkdDvRM1DARWCHk1al6enAzZSr-dPOAA3uKp3D4RQ8zrBtx8miwQZYYGImXvpwQ&__tn__=-R

SHKARKO APP