Manastirliu tregon se kur do të përfundojë vaksinimi i ekipeve shëndetësore

Në fjalën e saj në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar planet e qeverisë për të siguruar më shumë doza vaksinash për të vijuar procesin e vaksinimit anti-covid në vendin tonë.

Manastirliu theksoi se e konsiderojnë plan ambicioz që kanë arritur të garantojnë 1.6 milionë doza vaksina dhe po punojnë për të garantuar kontrata të tjera dypalëshe. Ndër të tjera theksoi se pritet që procesi i vaksinimit për ekipet shëndetësore të përfundojë brenda 2 javëve të para të marsit.

”Nuk po ndalemi për asnjë moment për të garantuar rritjen e sasive të vaksinave, për të mundësuar vaksinimin e popullatës dhe e konsiderojmë plan ambicioz por kemi garantuar 1.6 milionë doza vaksina por jemi duke vijuar për të garantuar kontrata të tjera dypalëshe në mënyrë që plani ambicioz i vaksinimit 4 mujor të ecë sipas këtij ritmi.

Me arritjen e dozave kemi mbi 13 mijë e 400 vaksina të kryera e të administruara deri dje, sot sërish vijojmë me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe të moshuarve +80 vjeç, kemi vaksinuar deri tani më shumë se 1000 të moshuar në shtëpitë e kujdesit shoqëror, kujdestarët e tyre dhe grupmoshën.

Kemi vaksinuar më shumë se 11 mijë stafe mjekësore dhe po vijojmë për ta përmbyllur vaksinimin e ekipeve tona shëndetësore brenda 2 javëve të para të marsit. Duam të përfundojmë planet tona për vijimin e vaksinimit”,-tha ministrja.

SHKARKO APP