Manastirliu u drejtohet qytetarëve: Secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë, ta bëjmë maskën zakon të përditshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për mbajtjen e maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet për të ndihmuar sistemin shëndetesor dhe frenuar përhapjen e COVID-19.

Manastirliu thekson se pavarësisht përgatitjes dhe punës së përditshme në betejën me këtë virus të rrezikshëm, përgjegjsia është edhe individuale për parandalimin e infeksionit. Manastirliu ka bërë apel që qytetarët të vendosin barrierat mbrojtëse për të mbrojtur shëndetin e tyre.

“Të frenojmë virusin, të evitojmë sa mundemi forma e rënda në reanimacion dhe fatalitetet. Pavarësisht kapaciteteve spitalore dhe përgatitjes që kemi bërë dhe po bëjmë për t’u përballur me virusin, është jeta e shqiptarëve që ne duhet të mbrojmë, ndaj secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë. Të ndihmojmë veten dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierat mbrojtëse”, thekson Manastirliu në mesazhin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej ditës së enjte, 15 Tetor maska do të vendosen me detyrim në çdo ambient të mbyllur dhe të hapur, si një nga masat që frenon përhapjen e infeksionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?