Manastirliu uron Pashkët me foton e veçantë: Siç thotë dhe Papa Françesku…

Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”. Kështu e nis urimin e saj ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të gjithë besimtarët e krishterë që sot festojnë Pashkët.

Manastirliu ka postuar edhe një foto të veçantë ku një infermier i jep në dorë foton e Jezusit një pacienti që po kurohet për CoVid-19.

“Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19

Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ia dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë”, shkruan Manastirliu.

SHKARKO APP