Manastirliu: Vjen me risi viti i ri shkollor për 350 mijë nxënës, 28 mijë për herë të parë

Nesër nisi viti i ri shkollor. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se ky vit shkollor vjen plot me risi dhe investime të rëndësishme për 350 mijë nxënës, nga të cilët 28 mijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

“Fillim i mbarë, me tekste falas për 238 mijë nxënës,  25 shkolla të reja, +216 laboratorë SMART dhe terrene të reja sportive, si dhe me mësues më të motivuar me rritjen historike të pagave në 950 euro në muaj për ta”, thekson Manastirliu.

Në të gjitha shkollat ka filluar shpërndarja e librave falas. Shpërndarja e librave falas është një nismë e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për t’u ardhur në ndihmë familjeve shqiptare, duke e bërë shkollën jo vetëm gjithëpërfshirëse, por edhe ndihmuese.

Nxënësit, të cilët i përkasin kategorive të veçanta, do të përfitojnë libra falas për këtë vit shkollor.

SHKARKO APP