Manastirliu zbulon strategjinë që do ndjekë Ministria e Shëndetësisë dhe lëshon thirrjen e fortë për qytetarët
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se epidemiologët po tregohen të kujdesshëm në identifikimin dhe gjurminin e rasteve të reja me koronavirus.
Duke qenë se ditën e hënë nis edhe lehtësimi i masave shtrënguse, ministrja Manastirliu paralajmëron se do të rritet vigjilenca nga strukturat e shëndetësisë në çdo nivel.
Gjithashtu Manastirliu bën thirrje që qytetarët të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën personale.
#COVID19
Çdo ditë epidemiologët vijojnë të jenë në terren për të gjurmuar, identifikur dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar.
Nga dita e hënë nis lehtësimi i kujdesshëm i masave shtënguese, që rrit ekspozimin ndaj virusit. Ndaj, strukturat e #shëndetësisë do të shtojnë vigjilencën dhe punën në çdo nivel.
Është shumë e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit fizik, masat e higjienës personale dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të #COVID19???
#BashkëJaDalim”, shkruan Manastrirliu krahas fotove.
https://www.facebook.com/168952600227465/posts/943632236092827/?d=n