Manastriliu: Mbi 100 qytetarë marrin shërbim çdo ditë në spitalin e Sarandës

Qyteti i bukur i Sarandës po pret me mijëra turistë dhe pushues, ndaj ekipi i Urgjencës të Spitalit Sarandë po përballet me një fluks të shtuar rastesh që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu teksa ndau në rrjetet sociale ekipin shëndetësor të Urgjencës të Spitalit Sarandë.

“Çdo ditë, mbi 100 qytetarë vendas e të huaj marrin shërbim në spitalin e Sarandës, nga një ekip profesionistësh të përkushtuar”, tha Manastirliu. Ajo shprehu mirënjohje për skuadrën e Urgjencës me Dr. Ina Daja, kryeinfermiere Lime Mihasi, infermierët Islam Liçi, Eva Sulo, Trëndelina Muço, Violeta Sulla, Endrit Hakarepi, Armando Hoxha dhe sanitare Marjeta Halili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spitali i Sarandës me sallat supermoderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar nevojat e banorëve të skajit jugor, duke iu përgjigjur edhe emergjencave shëndetësore gjatë sezonit veror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?