Mandat i tretë për PS? Hasimja: E rrezikshme për vendin dhe për vetë PS-në

Në një intervistë për Ora News, politilogu Ermal Hasimja u shpreh se roli i opozitës ka qenë i kufizuar nga gjendja e jashtëzakonshme. Ai tha se nga opozita duhet të ketë ide konkrete dhe efikase për zgjidhjen e problemeve.

“Patjetër që është në rolin por edhe në instiktin e opozitës, që në momentin e parë që dilet pak a shumë, ose fillon bën hapat e parë nga dalja e gjendjes së jashtëzakonshme përpiqet të rigjejë në rolin e saj. Deri më tani ky rol ka qenë i kufizuar, është e kuptueshme sepse kërkohet një lloj bashkimi kombëtar dhe ruajtje e qetësisë. Kurse tani pres një lloj rizgjimi dhe riaktivizimi të opozitës. Mendoj sesa më tepër se mbështetja e çdo kauze thjesht për të dalë kundra qeverisë, më duke pak e rrezikshme. Më tepër sesa kaq, kërkohet nga opozita ide konkrete dhe efikase, jo populiste për zgjidhjen e problemeve”, u shpreh Ermal Hasimja.

Ai tha se opozita ka pasur disa propozime dhe se për pjesën e koncensioneve ka një përkrahje nga njerëzit.

“Nuk janë pak propozime, duhen parë një nga një se sa janë efikase dhe sa dobishme janë për vendin. Është e qartë që ajo për koncensionet ka pothuajse një përkrahje të përgjithshme nga njerëzit duke pasur parasysh natyrën problematike të koncensioneve. Kurse për pjesën tjetër ka diskutime sepse janë çështje më teknike që vlen të diskutohet edhe me ndihmën e ekonomistëve”, theksoi Hasimja.

Hasimja mendon se reforma zgjedhore duhet realizur duke parë interesin e vendit, dhe se duhet parë kuptimi i përfaqësimit.

“Është në traditën e marrëveshjeve të mëparshme, janë të dy forcat kryesore në Shqipëri që përpiqen të sigurojnë atë që ju duken për kushtet më të mira të garimit nga pikë pamja e secilit prej tyre. Kuptohet e katalizuar e gjitha në një lloj kompromisi politik. Kjo është pjesa që tradhton pak opozitën, qeverinë po se po e kemi parasysh. Duhet parë në rradhë të parë interesi kombëtar, duhet parë kuptimi i përfaqësimit në Shqipëri. Duhen analizuar të gjitha problemet që ka pasur ky përfaqësim më përpara. Çdo ndryshim duhet bërë në bazën e kësaj analize”, deklaroi Ermal Hasimja.

Sipas tij, një mandat i tretë i PS do ishte e rrezikshme për vendin dhe për vetë partinë.

“Do ishte e rrezikshme përveçse për vendin por edhe vetë për Partinë Socialiste. Vjen një pikë kur pushteti shndërrohet në arrogancë, sepse momentin që konstaton që askush nuk lëviz më prej puhstetit, nuk e ke më ndjenjën e përgjegjmërisë dhe të llogaridhënies që e ke në një situatë normale. Aq më tepër kur ekonomia shqiptare dhe gjendja në përgjithësi ishte problematike dhe e rënduar edhe para koronavirusit e tërmetit, mund ta marrim me mend se si do jetë kjo gjendje më vonë”, u shpreh Ermal Hasimja.

SHKARKO APP