Mandatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, gjykata rrëzon PD
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi ta rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen të pavlefshme të mandateve të 6 këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Gjykata vendosi “ndryshimin e vendimit nr. 267, datë 02.02.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë”, duke rrëzuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike, si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Vendimi njeh të vlefshëm mandatet e këshilltarëve Abdyl Saraja, Eni Pëllumbi, Liri jani, Gerta Pëllumbi, Laureta Sinanaj dhe Genta Mezini, të cilët në gusht të vitit të kaluar zëvendësuan 6 këshilltarë që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.
Në padinë e saj, PD pretendonte se këto mandate janë të pavlefshm. Për këtë arsye PD bojkotoi për disa muaj mbledhjet e Këshillit Bashkiak.
KOHA JONË SONDAZH

