Mandati i dytë/ Rama: Morëm dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant
Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ka folur për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Nga ana tjetër, Rama tha se ky proces nuk ka ndalur, por siç dihet tha ai, pandemia vonoi procesin.
”Nuk janë ende 8 vite sepse ne kemi hyrë në zyrë në gjysmën e dytë të shtatorit 2013. Ky ka qenë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie shqiptare pasi është thyer në mes nga tërmeti dhe pandemia, duke përmbysur prioritet tona e duke e kthyer vëmendjen në dy drejtime, që na ka në vënë përballë dy sfidave të jashtëzakonshme. Dy goditje që do kishin rrëzuar përtokë një elefant dhe jo më një qeveri të Shqipërisë me fuqitë e mjetet e kufizuara që ka.
Kur jam përgjigjur se do ‘ti nxjerrim nga dheu paratë , për fatkeqësinë që na ra ishte një fjalë dalë nga zemra, por një fjalë që mendja se mbështeste dot me argumenta. Një fjalë e thënë nga ambicia, pasioni dhe barra e rrënimit. Kam bërë lypsin kudo ku kam mundur, që nga perëndimi deri poshtë në lindjen e mesme dhe ju e dini si vazhdoi historia. ishte një mbështetje rekord që na dha frymë.
Ajo për të cilën jam i qetë kur i shoh në sy ata që janë prekur nga fatkeqësia është se asnjë ditë nuk mbetën në qiellin e hapur, edhe sot kur ndokush nuk është në shtëpi, është në kushte si gjithë të të tjerët që kanë në shtëpi. Janë rreth 500 familje që rrinë në çadër për arsye që lidhen me tokën dhe gjënë e gjallë por që marrin bonusin e qirasë”,-tha Rama.