Mandati i tretë, Braçe flet si në ’96-n: Premtojmë 24 orë ujë
Zv. Kryeministri Erion Braçe nga sheshi Skëndërbej, ku u hap fushata e PS-së kërkoi që fjalën e tij ta niste me një lutje për ata që kanë humbur jetën nga Covidi.
Ai shtoi se mandati i tretë për PS-në nuk është histori apo trofe, por është një kontratë pune me gjithë shqiptarët.
Erion Braçe: Teksa po hyja në këtë shesh më shkoi mendja dhe zemra, tek gjithë ata shqiptarë, prindër, gjyshe e gjyshër që luftojnë me covidin. Prandaj do të doja që fjalën time do të doja që ta nisja me një lutje për ata që nuk ia dolën e të prehen në paqe.
Beteja jonë është që të çojmë deri në fund betejën për jetën. Një mandat i tretë nuk është një trofe, as histori, por një kontratë pune me secilin prej jush me shqiptarët. Diferenca vjen nga puna e cila ka ndryshuar gjithë Shqipërinë.
Ne kemi punë të madhe për të bërë, përtej asaj që kemi bërë në këto 8 vite për të ndryshuar veten dhe gjithë qytetet e vendit. Në këtë vit kemi mësuar që shëndeti është i pari prandaj do të kemi 24 orë ujë.