Mandia: Fokus të veçantë PD-ja do të ketë edhe çështjen e pronave
Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave, e zgjedhur rishtas në Partinë Demokratike, Ledina Mandia, thotë se çështja e pronave do të jetë në planveprimet e kësaj strukture të re. Për të angazhimi në këtë drejtim vjen si domosdoshmëri pas braktisjes së pronarëve nga qeverisja aktuale.
”Shqiptarët janë të njohur me nivelin e korrupsionit, për mungesën e transparencës në kontrata. Pronarët janë braktisur nga Rilindja dhe nuk janë në fokusin e saj. Do të çojmë përpara betejën e korrupsionit të instaluar në Shqipëri. Në tërësi çështja e pronave është një çështje, e cila është në planveprimet e PD. Kemi pasur gjithnjë në vëmendje kthimin dhe kompensimin e pronës”.
KOHA JONË SONDAZH

