Manifest për Wildlife – Albanian Photography

Nga Jetmir Troshani

Një manifesto për Wildlife – Albanian Photografers, ku koncepti dhe arsyetimi i saj shkon përtej kufijve të fotografisë së jetës egër, me dëshirën e mire,  të ndikojë tek mendimin qytetar, duke sensibilizuar atë dhe duke e bërë më të ndjshëm dhe më reagues, më të përfshirë

Misioni i shoqatës Wildlife – Albanian Photagraphers, me qëndër në Kosovë, është bashkëpunimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të zhanrit fotografik të jetës së egër, kudo ndodhen nëpër botë, me përqendrim fotografimin brenda territorit të trojeve shqiptare, për mundësimin e dokumentimit dhe mbrojtjes së faunës si asnjëherë më parë, për nga cilësia e të fotografuarit dhe paraqitjes artistike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dimensionet udhëzuese në mbështetje të këtij misioni janë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Dimensioni Tekniko-Artistik!

Fotografia jo rrallë lëkundet mes dy planesh këndvështrimi, atë të vetëdijes dhe pavetëdijes, atë të reales dhe sureales, atë të teknikës dhe artistikes. Nga kjo perspektivë, shkrepja e fotografisë së këtij zhanri, duhet pozicionuar dhe kuruar në dy plane, atë teknik dhe atë artistik.

Në planin e parë kërkohet që fotografia ta paraqes subjektin e inkuadruar kristalisht qartë për të pasqyruar realisht çdo detaj përbërës dhe përshkrues të subjektit në objektiv, e si rrjedhojë bën të domosdoshme njohjen e teknikave të posaçme për realizimin e fotografisë së këtij zhanri, përfshirë këtu edhe pajisjet dhe instrumentet e nevojshme për arritjen e këtij qëllimi në një nivel sa më të lartë.

Në planin e dytë, kërkohet që shkrepjes së fotografisë ti paraprijë tendenca e një prurjeje artistike të subjektit që tenton përcjelljen estetike dhe emocionale të fotografit. Ky këndvështrim gjithashtu trajtohet si parësor pasi në të gjendet zanafilla e vetë shkrepjes së fotografisë. Kjo e fundit nisë me perceptimin e syrit të lirë të fotografit dhe zhvillohet me dëshirën e konkretizimit të këtij përceptimi fillestar nga shkrepja deri në realizimin dhe paraqitjen përfundimtare të sajë. Ky plan na njeh jo vetëm me subjektin e fotografuar dhe teknikën e përdorur por edhe me idenë, stilistikën dhe tendencat artistike të fotografit.

Dimensioni Mjedisor!

Element themelor në fotografinë e jetës së egër duhet të jetë respekti dhe dashuria për faunën dhe ekosistemin e saj në tërësi. Ky element duhet të udhëheqë ambicien e fotografit dhe vetëdijshëm ta kushtëzoje atë, që në përdorimin e kujdesshëm të lenteve të pershtatshme telefoto e deri në mbajtjen e distancës së duhur prej shpendit apo gjitarit në objektiv, me qëllim moscenimin e sjelljes së tyre të natyrshme brenda habitatit të vet. Po ashtu, për çdo shpërndarje informacioni mbi vendndodhjen e një habitati duhen marrë parasysh pasojat e dëmshme te mundshme, e si rrjedhoje parandalimi i tyre. Informimi dhe studimi i sjelljes së kafshëve të egra është një detyrë tjetër me shumë rëndësi që i bashkëngjitet këtij elementi, pasi vetëm në këtë mënyrë fotografi fiton dhe ushtron sensibilitetin e duhur ndaj mjedisit dhe e trajton atë me përkushtimin e duhur.

Dimensioni i Unitetit!

Bashkimi i të gjithë fotografëve shqiptarë të jetës së egër në ktë mision pozitiv, sa natyralist e paqësor në tërësi aq edhe kombdashës, i zhveshur nga çdo përfshirje politike apo interesa të njëanshme, natyrshëm then çdo kufi të kushtëzuar dhe forcon unitetin tonë etnik, në nivel ndërkombëtar.

 Dimensioni Filozofik!

Teoria eudiimoniste e Stoicizmit, thotë se kulmi i përpjekjes njerëzore ose “fundi” është Eudaimonia, që do të thotë “lumturia” ose “lulëzimi”.

Është pikërisht kjo filozofi që frymëzon misionin e “Wildlife – Albanian Photographers” ndërtuar në dy shtyllat e saja bazë, Virtytin dhe Disiplinën.

Në raport me fotografinë e jetës së egër, virtyti apo të qënurit i virtytshëm aplikohet në të gjitha proceset e përpikta të realizimit hap pas hapi të kësaj fotografie të cilat bëjnë të mundur një shkrepje të vetme. Të qenit të virtytshëm është një qasje racionale dhe e nevojshme drejt përmbushjes së një misioni të tillë, dhe nuk mjaftohet vetëm me të qenurit fotograf i këtij zhanri por shtrihet edhe në përkatësitë e tjera shoqërore, sociale, profesionale, dhe atë qytetare.

Disiplina në të njëjtën kohë aplikohet në të studiuarin e këmbëngulshëm dhe përditësimin e vazhdueshëm, që realizimi i këtij misioni kërkon, pa hequr dorë.

Stoikët besonin se përparimi drejt këtyre qëllimeve fisnike është jo vetëm i mundur porse përbën gjithashtu një urgjencë domosdoshmërie drejt “lumturisë”.

Këto dimensione udhëheqin aspiratën dhe mendësinë e shoqatës Wildlife – Albanian Photographers drejt dokumentimit, mbrojtjes dhe prurjes artistike të faunës shqiptarë nëpërmjet artit të fotografisë së jetës egër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?