Manja: Drejtësia në rrugë të mbarë, ne si PS e kemi suportuar, të fitojë besimin e publikut
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, deputeti socialist Ulsi Manja u shpreh se Reforma në drejtësi është kryereforma në këto 30 vite dhe mazhorancë do të japë suportin e nevojshëm që kjo reformë të vazhdojë.
Sipas Manjës, drejtësia është në rrugë të mbarë dhe se SPAK-u tashmë këto ditët e fundit u kompletuar edhe me hetuesit e BKH-së.
Manja: Drejtësinë e re që u dhamë shqiptarëve do të jetë një drejtësi me të cilën shqiptarët të marrin atë drejtësi që meritojnë. Reforma në drejtësi është kryereforma në këto 30 vite dhe ne si mazhorancë do të japim suportin e nevojshëm që kjo reformë të vazhdojë. Parlamenti ka vetëm një detyrim për institucionet e reja të drejtësisë, që të japë suport monetar. Drejtësia është në rrugë të mbarë. SPAK-u tashmë këto ditët e fundit u kompletuar edhe me hetuesit e BKH-së. Gjykatat dita-ditës vijnë drejt përmirësimit të punës së tyre.
Manja shtoi se ne ndryshimet e fundit që janë bërë në ligjin e reformës në drejtësi, nuk do të ketë bllokim të gjykatave në vend.
Manja: Me ndryshimet e fundit që kemi bërë në ligjin e reformës në drejtësi, nuk do të ketë bllokim të gjykatave në vend. Janë shumë çështje dhe dosje që presin në dyert e gjykatës së lartë, por në këtë gjykatë shumë vendime kanë marrë vendim të formës së prerë në gjykatat e shkallës së prerë. Vettingu ka krijuar probleme sigurisht, por është bërë edhe pastrimi duke ndërtuar institucionet e reja të drejtësisë. E vetmja gjë që duhet të bërë është fitimi i besimit të publikut. Këto institucione e kanë barrë për të siguruar besimin e publikut, përmes hetimit të shpejt dhe efektiv dhe respektimin e Kodeve e dhënie e drejtësisë brenda afateve.