Manja i tha Shehajt ”do të p*es veshin”, PD: Çdo veprim ndaj deputetit do të konsiderohet si su*m ndaj opozitës

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, thotë se kërcënimi i Ulsi Manjës ndaj deputetit Agron Shehaj, është akt i radhës i çmendinës qeveritare që drejtohet nga Edi Rama. Ai shprehet se Parlamenti i kthyer në ”fermë kafshësh” lejon gjuhën barbare të ministrit që i thotë deputetit ”do të pres veshin”.

“Manja i dosjes së zezë të vjedhjes së zgjedhjeve, 184, i tha deputetit Shehaj se do t’i lëshonte qentë e pushtetit, pra do ti çonte kontrollet në bizneset private. Nuk është hera e parë që ndodh kjo kundër deputetit opozitar.

Ky është një cenim i drejtpërdrejtë, jo vetëm i ndarjes së pushteteve, por edhe i përdorimit të shtetit për të sulmuar kundërshtarin politik. Gjuha e ministrit është e papranueshme, dhe habia e mosreagimit si nga kryetarja e Kuvendit, si nga kryeministri, ashtu dhe nga trupa diplomatike, nuk bën gjë tjetër veçse normalizon, jonormalen, joetiken dhe jomoralen”, shprehet Muçollari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?