Manja thirrje rinisë në Lezhë: Votoni PS, kemi një listë unike

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Lezhës, Ulsi Manja u bëri thirrje të rinjve të votojnë skuadrën e PS-së në këtë qark, në zgjedhjet e 11 majit. Bashkë me Manjën, ishte edhe kryeministri Edi Rama.

”Rama ka meritën e padiskutueshme që në emër të PS-së në këto zgjedhje, në kontrast të thellë me kundërshtarët politikë, nëse do t’i quaja kundërshtarë polikë, ka përfshirë në listat e PS-së në Lezhë dhe gjithë Shqipërinë të rinj dhe të reja sigurisht e gërshetuar me përvojën më të mirë të akumuluar ndër vite për t’u afruar shqiptarëve një zgjidhje më të thjeshtë: në 11 maj votën për numrin 5, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Manja.

Manja u shpreh se “skuadra e Lezhës në të tre bashkitë: Lezhë, Kurbin dhe Mirditë është tërësisht e re. ”Skuadra jonë ka një ndërthurje moshe profesionesh dhe përvoje, në këtë listë ka ekonomistë, juristë, informaticienë, psikologë, mësues, pedagogë gazetarie, por ka edhe kandidatë të suksesshëm në sektorin privat. Lista jonë është unike në vlera dhe përfaqësuese më së miri e të gjitha vlerave që ka kjo trevë”, tha Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e kandidatëve të PS-së për qarkun e Lezhës në 11 maj:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e mbyllur

Ulsi Manja
Ermal Pacaj

Lista e Hapur

Admir Kadeli
Andon Gjoni
Klotilda Ndreca
Erion Markaj
Marjeta Neli
Aurora Reçi
Pranvera Skana

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?