Manja vizitë në burgun e grave: Një pjesë e të dënuarve përfitojnë plotësisht nga amnistia penale

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar një vizitë në burgun e grave në “Ali Dem”. Manja nënvizoi se po punohet për të krijuar standarde më të mira për gratë dhe vajzat e dënuara.

“Në do të bëjmë çmos për të garantuar standarde më të mira trajtimi. Vetë ligji u ofron një trajtim të posaçme. Jemi në bisedime dhe kemi një ide të qartë për të ardhmen e këtij institucioni.

Nuk dua të bie në kurthin e shifrave se ndryshojnë. Efektet e amnistisë fillojnë pas miratimit të ligjit në Parlament. Ato që përfitojnë më shumë përfitojnë nga ulja e dënimit. Deri në fund të vitit numri i grave është shumë më i madh. E gjitha zona këtu është zona rezidenciale”, theksoi Ministri i Drejtwsisw.

Ndër të tjera ministri Manja i bëri thirrje deputetëve duke thënë se: “I bëj thirrje kolegëve të mi deputetë, një arsye pse unë pres të futet në rendin e ditës të marrë votën e deputetëve. E kam thënë që ditën e parë. Nëse problemi është amendamenti, ne kemi deklaruar që jemi të gatshëm të tërhiqemi. Nëse do pyesnin një zonjë këtu e dënuar nga GJKKO, fatkeqësisht dakortësia është heqja dorë nga amendament.”

SHKARKO APP