Manjani: Askush nuk merret me varfërinë
Përmes një postimi në facebook, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se askush nuk merret me varfërinë. Sipas tij, ”sa më shumë të varfër të ketë në shoqëri aq më solid është pushteti, qeveria e të cilit nuk ka sesi të mos jetë arrogante dhe e pashpirt”.
”Nuk jam kundër pasurisë, as pasanikëve, përkundrazi. Detyra e çdo politike, pushteti e qeverie është të krijojë një shoqëri të drejtë, me shance të barabarta por edhe të kujdeset për dinjitetin njerëzor. Kjo detyrë deri më sot ka dështuar të realizohet”,-shkruan Manjani më tej.
Postimi i plotë
Varfëria është aleati më besnik i pushtetit por edhe shkatërrimtare e demokracisë. Pa asnjë dyshim! Sa më shumë të varfër të ketë në shoqëri aq më solid është pushteti, qeveria e të cilit nuk ka sesi të mos jetë arrogante dhe e pashpirt.
Varfëria i kushton shumë pak, thuajse asgjë pushtetit, sa çmimi i një vote. Ndërsa shoqërisë i kushton shumë, jashtë mase shumë. Prandaj askush nuk merret me varfërinë. Thjesht ripaketojnë të njëjtin mekanizëm që siguron pasurinë.
Nuk jam kundër pasurisë, as pasanikëve, përkundrazi. Detyra e çdo politike, pushteti e qeverie është të krijojë një shoqëri të drejtë, me shance të barabarta por edhe të kujdeset për dinjitetin njerëzor. Kjo detyrë deri më sot ka dështuar të realizohet.
KOHA JONË SONDAZH

