Manjani-Bashës: Ti paske qenë plot vrer e diarre. Sot të doli fytyra e vërtetë
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për situatën e brendshme në PD, ku tha se Lulzim Bashës sot i doli fytyra e vërtetë që paske qenë plot vrer e diarre.
Postimi i plotë
Kanalizoje diarrenë Lul se na qelbe! Ik prej asaj godine e prej asaj partie me “ishkomunistë”, “kriminelë” e “trafikantë”!
Ik të shpëtosh nga mëkati i bashkëpunëtorit me ta. Se në fakt ata që dogjën shqipërinë erdhën në pushtet e të bënë ty ministër deputet, kryetar bashkie e parti, nuk të paskan merituar. Ti paske qenë plot vrer e diarre. Sot të doli fytyra e vërtetë!
Ik e kanalizoje diarrenë. Dorëzoje edhe mandatin e deputetit se i takon asaj partie megithë këto të këqija që paska patur. Na e kurse erën e keqe dhe pamjen e shpifur, të paktën!