Manjani: Duhet të jesh “veshgjatë” që ta pranosh se fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari
Nga Ylli Manjani
Edhe njëherë për grabitjen në Rinas.
—————
Konkluzioni, që këndohet nga kori i zyrtarëve të qeverisë, se “fajin për grabitjen e parave e ka koncensionari (Kinezi)” është:
1. Shtetërisht – i papërgjegjshëm;
2. Ligjërisht – i pa mbështetur;
3. Proceduralisht- i papjekur;
4. Politikisht – gafë e rëndë;
5. Llogjikisht- idiot!
Ajo grabitje, për më tepër e përsëritur, qartësisht as nuk u gatua e as u drejtua në Aeroport. Aty vetëm u ekzekutua.
Është njësoj sikur të thuash se për grabitjen e parave në rrugën Kashar-Rinas, që u bë para 2 vitesh, ta ketë fajin ARRSH-ja!!!
Po hahet kjo llogjikë? Duhet vërtetë të jesh “veshgjatë” që ta pranosh.
Rruga normale do ishte që të bëhej një hetim i plotë që përfshin të gjithë hallkat e zinxhirit që përfshijnë: punonjêsit e bankës(bankave), punonjësit e shoqërisë transportuese, punonjësit e sigurisë së aeroportit, Punonjësit e Policisë Kufitare Rinas, pasagjerët dhe dëshmitarë të tjerë okularë si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Paralelisht, duhej hetuar mirë gjithçka që lidhet me veprimtarinë e personit që mbeti i vrarë. Si ka mundësi që jo vetëm ishte i lirë, por edhe bën të njëjtën vepër dy herë e nuk i hyn gjëmb në këmbë?!
A kishte njohje apo lidhje me hallkat e zinxhirit të mësipërm apo me struktura të sigurisë së Aeroportit?!
Hetimi normal bëhet kur policia kap autorët e krimit dhe produktet e tij ( paratë e grabitura dhe mjetet e krimit).
Pastaj bëhet dhe analiza sa të sigurta ishin masat e planifikuara, të cilat janë SEKRET dhe, si janë zbatuar ato.
A u bënë teste sigurie të befasishme për të parë përgjegjësitë e kompanisë koncensionare apo të të tjerëve.
Shihni pra sa punë hetimore duhet bërë për të arritur në një konkluzion të përgjegjshëm, ligjor, logjik dhe shtetëror!!!
Ndaj ai konkluzion se “fajin e ka Kina” nuk qëndron as për llogjikën e veshgjatëve…
KOHA JONË SONDAZH

