Manjani: Gabon kur fokusin e ka veç tek Veliaj. Këtu nuk bën më dallim Rama me Berishën

Juristi Ylli Manjani ndau një qasje pozitive lidhur me vendimin e arrestimit të Erion Veliajt. ”Arrestimi i Erion Veliajt është një ngjarje e madhe, jo e zakonshme në syrin e publikut pasi ishte një njeri i rëndësishëm në skaletën politike të PS-së dhe në prag të zgjedhjeve politike është diçka që nuk kalon pa gjurmë. Në këtë kuptim shyqyr që ndodhi pasi në të kundërt nuk do ta dëgjonim Edi Ramën.

Nuk do fliste, do thoshte se ‘e kam bërë unë drejtësinë, drejtësia ka suksese dhe po ecën përpara’. Shyqyr që ndodhi që të kuptojmë se paska dhe një mendim tjetër. Standartet u prishën vetëm me Erion Veliajn edhe pse kanë ikur shumë nga Partia Socialiste”, tha Manjani në emisionin “Now”.

Ai ka kritikuar qëndrimin e Edi Ramës si kryeministër duke shprehur se po fokusohet të Veliaj. ”Pres nga kryeministri të shikojë situatën ashtu siç është. Ngjarjen e Veliajt e bën gjë personale. Gabon kur fokusin e ka vetëm tek Erion Veliaj. Këtu nuk bën më dallim Rama me Berishën. Drejtësia nuk duhet të jetë personale dhe duhet një ndërhyrje pasi Rama është një njeri i rëndësishëm”.

SHKARKO APP