Manjani: Gjykatat, ku ka vonesa ka edhe korrupsion

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha sot nga Shkodra, ku u prezantua nisma “Drejtësi pa vonesa”, se gjykatat duhet të veprojnë me shpejtësi, pasi ku ka vonesa sipas tij ka edhe korrupsion.

“Nëse shohim sot si gjykatat tona gjykojnë sot, sidomos shkalla e parë duket sikur Franc Kafka është shqiptar. Reforma në drejtësi është nëna e të gjitha reformave dhe që kjo nënë reformë të mos katandiset si nëna e dreqit duhet të ketë gjykata prokctive. Gjykata duhet të shërbejë shpejt, ku ka vonesa ka korrupsion”, u shpreh Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?