Manjani ironizon “atentatin” ndaj Ramës: Është më i rrezikuar kur del në foto me të fortët e Shijakut

Ylli Manjani

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në emisionin “Open”, ku po flitet rreth “atentatit” e sotëm të Vladimir Gjutës ndaj kryeministrit Edi Rama nga Vladimir Gjuta, nuk ka kursyer ironinë.

Pasi gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu, përshkroi me tone mjaft dramatike dhe lëvizje trupore, të gjithë skemën e Gjutës, ish ministri Manjani, e ironizoi ngjarjen, por edhe raportimin e Veliut, duke deklaruar se jeta e Edi Ramës ka qenë më e rrezikuar, kur dilte në foto me
“Shiko se Meti është dhe gazetar i vjetër… Rama është kap në foto me ata të fortët e Shijakut, ka qenë më i rrezikaur atje, se sa te kjo me Gjutën, Gjatën… S’ka asnjë lidhje, me përjashtim të show-t që do të bëjë shoku Edvin për të ngritur kultin e individit. Nuk e kuptoj përse duhet ta komentojmë këtë ngjarje. Ne nuk dimë çfarë ka ndodhur, se po del sikur donin të vrisnin Edi Ramës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?