Manjani: Jo mbikalim, jo shatërvan por lulishte sërisht “Zogu i Zi” do quhet
Shatërvani tek rrethrrotullimi i “Zogut të zi” në kryeqytet, nuk do të jetë më. Bashkia e Tiranës parashikon realizmin e një projekti që synon rikualifikimin e zonës. Por ky ndryshim sipas ish-Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, është një investim i rradhës por jo i nevojshëm pasi rrethrrotullimi sërisht “Zogu i Zi” do quhet.
Në një postim në Twitter, Manjani ka reaguar pas ndëryrjes që Bashkia do të bëjë tek rrethrrotullimi, që nga shatërvan do e kthejë në një lulishte.
“Jo mbikalim, jo shatërvan por lulishte! Më vonë kush e di! Nejse, bëni çfarë të doni ai prap “Zogu i Zi” do quhet! Kurseni paratë të paktën”, shkruan Manjani.

